Mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore
Axhenda
Projektligji “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit e trajtimit të ujrave të ndotur urban”;
Projektvendimi “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”;
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”;
Draft Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030;
Projektvendimi “Për miratimin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2024-2030 dhe të planit të veprimit në zbatim të saj”;
Projektvendimi “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”;
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.111, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave , “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”;
Projektvendimi “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara”;
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr.600, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve”.
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje vendore, për #Buxhetin2024 projektet e reja të zhvillimit të mëtejshëm të qyteteve tona dhe impaktin e tyre në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
#local#government#dialogue#community#buxheti2024
Me daten 5 tetor u zhvillua mbledhja e Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vendore nën drejtimin për herë të parë të bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
Kjo mbledhje u hap me fjalën falenderuese të zj. Romina Kuko si ish-bashkëkryetare e Këshillit si dhe ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në Këshill duke theksuar rolin e rëndësishëm në procesin e konsultimit të projekt-akteve për tu pasuar nga fjala përshëndetëse e Z. Mazniku i cili u shpreh mbi rëndësinë e procesit të integrimit dhe përfshirjen e qeverisjes vendore në këtë process.
Z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkia Elbasan i cili theksoi përplasjen e ndryshimeve të Projekt-ligjit “Për Prefektin e Qarkut” me Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”, autonominë vendore dhe procesin e decentralizimit duke i lënë gjithashtu hapsirë përplasjeve ndërinstitucionale dhe rekomandoi ndryshimet që duhet të reflektohen në draft.
Z. Ermal Dredha, Kryetari i Bashkia Vlore i cili sugjeroi të rishikohet hapsira për iniciativa të reja për zonat e mbrojtura dhe për cështjët që cojnë në zhvillimin e turizmit.
Z. Armando Subashi, Kryetari i Bashkisë Fierit i cili vuri theksin në hapjen e një diskutimi me ministritë e linjës për ligjin mbi zonat e mbrojtura me qëllim nxitjen e zhvillimit të këtyre zonave.
Z. Mazniku pasi degjoi mendimet e pushtetit vendor propozoi ndertimin e grupeve teknike për problematikat e ngritura në lidhje me projekt-aktet e diskutuara midis institucioneve qëndrore dhe ato vendore me qëllim gjetjen e zgjidhjes për mospërputhjet ligjore të konstatuara.
Në këtë mbledhje u konsultuan dhe miratuan me konsensus, për tu reflektuar nga institucionet përkatëse komentet e dhëna në këshill, aktet e mëposhtme:
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime” në Ligjin nr.107 datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”,
- Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Erzen”
- Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm”
- Projektvendimi “Për përcaktimin e procedurës dhe mënyrës së kompensimit të drejtë për përdorimin e veprave pa autor”
- Projektvendimi “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, të planit të veprimit si dhe pasaportës së tregueseve”
- Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për fillimin e procedurës disiplinore, për mënyrën e funksionimit të komisionit disiplinor si dhe rregullat për zhvillimin e procedurës disiplinore, në fushën e ndërtimit”
- Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 87 datë 14.2.2018 “Për miratimin e planit te zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare”
- Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.686 datë 29.7.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, të ndryshuar
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 13/07/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:
Kryeministria
Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 696 dt 16.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoriatit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik” e-inspektimi”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative në procesin e inspektimit”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të veprimit parandalues të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë”;
Ministria e Brendshme
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e uniformës, shenjave dalluese dhe modelit të dokumentit individual të identifikimit, ngjyrën, shenjat dhe përdorimin e mjeteve lëvizëse të policisë bashkiake”;
Ministria e Drejtësisë
Prezantim i projektvendimit “Për propozimin e projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”;
Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 419 dt 25.6.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave të lejeve të tipit A, B, C për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri të kushteve për leje respektive të mjedisit dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet deri në lëshimin e lejeve nga QKB” të ndryshuar;
Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për dhënien në përdorim të fondit pyjor kombëtar familjeve dhe komuniteteve me banim të përhershëm në zonat rurale”;
Prezantim i projektvendimit “ Për përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale, të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tërbimit- Faza-IV”;
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi & Avokati i Popullit
Prezantimi i Rekomandimit të përbashkët i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit për marrjen e masave dhe zbatimin e legjislacionit përkatës për sigurimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në organet e emëruara të pushtetit vendor në Shqipëri.
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 24/04/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:
Kryeministria
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e avokaturës së shtetit dhe personave juridikë në kuadër të ofrimit të asistencës juridike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe norma të posaçme procedurale”;
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin 9244, datë 17.06.2014, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore, të ndryshuar”;
Ministria e Drejtësisë
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e informimit”;
Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për llojin e dokumenteve, për procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesës, mënyrën e pagesës, numrin e ndërtesave për zyrat vendore dhe për kufijtë maksimal të qeras për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit, programet dhe financimin e shërbimit të specializuar për të miturin në konflikt me ligjin”;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e procedurave për kryerjen e veprimtarive të shfrytëzimit në fondin pyjor kombëtar nga individ apo subjekte të licensuara”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantim i projektvendimit “Mbi përcaktimin e tarifës për të drejtën e kalimit për rrjetet e komunikimeve elektronike dhe te rregullave për mënyrën dhe afatin e pagimit”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të aksesit në infrastrukturë dhe çmimet referuese të aksesit”;
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri”;
Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.22, datë 12.1.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”, të ndryshuar”;
Ministri i Shtetit (Kryenegociatori)
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025” (për dijeni);
Ministria e Mbrojtjes
Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””.
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 26/01/2023 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi.
Më poshtë agjenda e mbledhjes:
Kryeministria
Prezantim i projektligjit “Për burimet ujore”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian 2022-2030”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e platformës së monitorimit dhe verifikimit”;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë në furnizimin me gaz natyror dhe mënyrën e trajtimit të tyre”;
Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e rasteve dhe rregullave për shpërblimin në natyrë të shpronësimeve për interes publik”;
Ministria e Mbrojtjes
Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantimi i Urdhrit “Për ngritjen e task-forcës ndërinstitucionale për sezonin turistik veror 2023”;
Prezantim i raportit të monitorimit për vitin 2021 të “Dokumentit të Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2020-2035”;
Ministria e Brendshme
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin””.
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 12/12/2022 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi. Më poshtë agjenda e mbledhjes:
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore””;
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë/OSCE
Prezantim mbi “Rezultatet e Vlerësimit të Kapitalit Natyror në Shqipëri për vitin 2022”;
Ministria e Drejtësisë
Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e Informimit””;
Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
Ministria e Brendshme
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030, të planit të saj të veprimit dhe të pasaportës së treguesve”;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektvendimit “Për një shtesë në VKM nr. 559 datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike si dhe prodhimet drusore dhe jo drusore””;
Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve spitalore”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantim i draftit mbi “Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2023-2030”;
Ministria e Mbrojtjes
Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si dhe veprimtarive të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;
Kryeministria/Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Prezantim i projektvendimit “Për kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të poseduesve të ndërtimeve pa leje në rastet e fatkeqësive natyrore”;
Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dhe rregullave për bashkëpunim ndërmjet institucioneve”;
Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore/Bashkitë për Evropë
Prezantim mbi “Raportin e Vlerësimit 2021, Bashkitë në Procesin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”;
Prezantim mbi “Projektet e donatorëve me impakt në nivel vendor”;
Prezantim mbi “Raportin e ecurisë së Këshillit Konsultativ për vitin 2022 dhe plani i punës për 2023”;
Programi ROMACTED II për Shqipërinë
Prezantim mbi “Udhëzuesin e Bashkive për Buxhetin e Përgjithshëm afatmesëm për pakicat Rome dhe Egjiptiane në nivel vendor në Shqipëri për vitin 2023-2025”;
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim/IDM
Prezantim mbi “Indeksin e Integritetit për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.
Nën drejtimin e Z. Aldrin Dalipi, Bashkëkryetar i Këshillit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Konsultativ.
Një nga çështjet me prioritare të këtij takimi ishte prezantimi i draftit “Buxheti për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2023” nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Gjatë këtij seksioni pati diskutime dhe rekomandime nga përfaqësuesit e qeverisjes vendore, bazuar në eksperiencat dhe nevojat e secilës bashki.
Pjesë e axhendës së ditës së sotme ishin gjithashtu prezantimi dhe diskutimi i projektakteve si më poshtë:
Prezantim i projektligjit “Për bletarinë”
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr, 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave “Për lendfillet e mbetjeve”, të ndryshuar
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektligjit “Plani i Veprimit Kundër Helmimit të Llojeve të Kërcënuara dhe Endemike të Faunës së Egër në Shqipëri, 2022-2030”
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi.
Me poshte agjenda e mbledhjes se sotme.
Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Prezantim mbi “Strategjinë Kombëtare të Rinisë” 2022-2029”
Ministria e Brendshme
Prezantim i “Analizës së gjetjeve dhe rekomandimeve për Strategjinë e re të Decentralizimit”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Prezantim mbi “Reformën në sistemin e taksës së pasurisë”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Prezantimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 711 datë 29.10 2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores” “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e rasteve për dhënien në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, procedurat dhe dokumentacionin përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre”
Prezantim i projektvendimit “Për disa ndryshime në VKM nr.360 datë 29.04.2015, “Për miratimin e listës së ndotësve organikë të qëndrueshëm dhe përcaktimin e masave për prodhimin, importimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e tyre””
Shoqata për Autonominë Vendore
Prezantimi i “Raportit mbi Përformancën e Shërbimeve Publike Vendore për vitin 2021”
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Prezantimi i “Raportit të përputhshmërisë së monitorimit të përformancës në nivel bashkie për vitin 2021”
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve
Prezantim i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar