Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore në datë 8 Prill, Pallati i Kongreseve, ku u diskutuan një paketë projektaktesh të cilat prekin funksionet e pushtetin vendor 🤝.

Axhenda 👇

➡️Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”;

➡️Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar”;

➡️Projektvendimi “Për përcaktimin e sasisë në përqindje të sipërfaqes së stokut të ndërtesave publike për t’u rinovuar çdo vit, kundrejt sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike”;

➡️Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr.283, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”, të ndryshuar”;

➡️Projektvendimi “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në toka bujqësore”;

➡️Urdhëri “Për ngritjen e task forcës ndërinstitucionale të sezonit turistik veror”.

📌Mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore 🤝

Axhenda👇🏻

✔️Projektligji “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit e trajtimit të ujrave të ndotur urban”;

✔️Projektvendimi “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”;

✔️Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”;

✔️Draft Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030;

✔️Projektvendimi “Për miratimin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2024-2030 dhe të planit të veprimit në zbatim të saj”;

✔️Projektvendimi “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”;

✔️Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.111, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave , “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”;

✔️Projektvendimi “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara”;

✔️Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr.600, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve”.

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje vendore, për #Buxhetin2024 projektet e reja të zhvillimit të mëtejshëm të qyteteve tona dhe impaktin e tyre në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. 🤝

#local#government#dialogue#community#buxheti2024📈

Me daten 5 tetor u zhvillua mbledhja e Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vendore nën drejtimin për herë të parë të bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.

Kjo mbledhje u hap me fjalën falenderuese të zj. Romina Kuko si ish-bashkëkryetare e Këshillit si dhe ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në Këshill duke theksuar rolin e rëndësishëm në procesin e konsultimit të projekt-akteve për tu pasuar nga fjala përshëndetëse e Z. Mazniku i cili u shpreh mbi rëndësinë e procesit të integrimit dhe përfshirjen e qeverisjes vendore në këtë process.

Z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkia Elbasan i cili theksoi përplasjen e ndryshimeve të Projekt-ligjit “Për Prefektin e Qarkut” me Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”, autonominë vendore dhe procesin e decentralizimit duke i lënë gjithashtu hapsirë përplasjeve ndërinstitucionale dhe rekomandoi ndryshimet që duhet të reflektohen në draft.

Z. Ermal Dredha, Kryetari i Bashkia Vlore i cili sugjeroi të rishikohet hapsira për iniciativa të reja për zonat e mbrojtura dhe për cështjët që cojnë në zhvillimin e turizmit.

Z. Armando Subashi, Kryetari i Bashkisë  Fierit i cili vuri theksin në hapjen e një diskutimi me ministritë e linjës për ligjin mbi zonat e mbrojtura me qëllim nxitjen e zhvillimit të këtyre zonave.

Z. Mazniku pasi degjoi mendimet e pushtetit vendor propozoi ndertimin e grupeve teknike për problematikat e ngritura në lidhje me projekt-aktet e diskutuara midis institucioneve qëndrore dhe ato vendore me qëllim gjetjen e zgjidhjes për mospërputhjet ligjore të konstatuara.

Në këtë mbledhje u konsultuan dhe miratuan me konsensus, për tu reflektuar nga institucionet përkatëse komentet e dhëna në këshill, aktet e mëposhtme:

  1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime” në Ligjin nr.107 datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”,
  2. Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Erzen”
  3. Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm”
  4. Projektvendimi “Për përcaktimin e procedurës dhe mënyrës së kompensimit të drejtë për përdorimin e veprave pa autor”
  5. Projektvendimi “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, të planit të veprimit si dhe pasaportës së tregueseve”
  6. Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për fillimin e procedurës disiplinore, për mënyrën e funksionimit të komisionit disiplinor si dhe rregullat për zhvillimin e procedurës disiplinore, në fushën e ndërtimit”
  7. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 87 datë 14.2.2018 “Për miratimin e planit te zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare”
  8. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.686 datë 29.7.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, të ndryshuar

📍Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 13/07/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

◾️Kryeministria

✔️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 696 dt 16.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoriatit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik” e-inspektimi”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative në procesin e inspektimit”;

◾️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të veprimit parandalues të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë”;

◾️Ministria e Brendshme

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e uniformës, shenjave dalluese dhe modelit të dokumentit individual të identifikimit, ngjyrën, shenjat dhe përdorimin e mjeteve lëvizëse të policisë bashkiake”;

◾️Ministria e Drejtësisë

✔️Prezantim i projektvendimit “Për propozimin e projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”;

✔️Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

◾️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

✔️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 419 dt 25.6.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave të lejeve të tipit A, B, C për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri të kushteve për leje respektive të mjedisit dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet deri në lëshimin e lejeve nga QKB” të ndryshuar;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për dhënien në përdorim të fondit pyjor kombëtar familjeve dhe komuniteteve me banim të përhershëm në zonat rurale”;

✔️Prezantim i projektvendimit “ Për përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale, të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tërbimit- Faza-IV”;

◾️Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi & Avokati i Popullit

✔️Prezantimi i Rekomandimit të përbashkët i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit për marrjen e masave dhe zbatimin e legjislacionit përkatës për sigurimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në organet e emëruara të pushtetit vendor në Shqipëri.

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 24/04/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️Kryeministria

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e avokaturës së shtetit dhe personave juridikë në kuadër të ofrimit të asistencës juridike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe norma të posaçme procedurale”;

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin 9244, datë 17.06.2014, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore, të ndryshuar”;

▪️ Ministria e Drejtësisë

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e informimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për llojin e dokumenteve, për procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesës, mënyrën e pagesës, numrin e ndërtesave për zyrat vendore dhe për kufijtë maksimal të qeras për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit, programet dhe financimin e shërbimit të specializuar për të miturin në konflikt me ligjin”;

▪️ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e procedurave për kryerjen e veprimtarive të shfrytëzimit në fondin pyjor kombëtar nga individ apo subjekte të licensuara”;

▪️ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️ Prezantim i projektvendimit “Mbi përcaktimin e tarifës për të drejtën e kalimit për rrjetet e komunikimeve elektronike dhe te rregullave për mënyrën dhe afatin e pagimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të aksesit në infrastrukturë dhe çmimet referuese të aksesit”;

▪️ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.22, datë 12.1.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”, të ndryshuar”;

▪️ Ministri i Shtetit (Kryenegociatori)

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025” (për dijeni);

▪️ Ministria e Mbrojtjes

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””.

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 6/3/2023 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi. Më poshtë agjenda e mbledhjes:
▪️ Ministria e Financave dhe Ekonomisë
➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive,2023-2030 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e saj”;
➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”;
▪️ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullave mbi mënyrën e zbatimit të auditimit teknik për objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar”;
▪️ Ministria e Mbrojtjes
➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e projekteve fituese të financuara nga Fondi për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore si dhe autoritetin kontraktor për zbatimin e projekteve sipas Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”;
▪️ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar;
➡️Prezantim i projektvendimit “Për tarifat për të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në sektorin e pyjeve, mënyra dhe proçedura e mbledhjes së tyre, në zbatim të ligjit “Për Pyjet”, nr. 57/020, datë 30.04.2020”;
➡️Prezantim i projektvendimit “Për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria II”;
▪️Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
➡️Prezantim i projektvendimit “Për caktimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si organ përgjegjës për realizimin e proçedurës së deratizimit të bimës së gështenjës, me qëllim mbrojtjen e saj nga paraziti grerëza galeformuese”;
▪️Ministria e Arsimit dhe Sportit
➡️Prezantim i projektvendimit “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”.

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 26/01/2023 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi.

Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️ Kryeministria

➡️ Prezantim i projektligjit “Për burimet ujore”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian 2022-2030”;

▪️ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e platformës së monitorimit dhe verifikimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë në furnizimin me gaz natyror dhe mënyrën e trajtimit të tyre”;

➡️ Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e rasteve dhe rregullave për shpërblimin në natyrë të shpronësimeve për interes publik”;

▪️ Ministria e Mbrojtjes

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””;

▪️ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️ Prezantimi i Urdhrit “Për ngritjen e task-forcës ndërinstitucionale për sezonin turistik veror 2023”;

➡️ Prezantim i raportit të monitorimit për vitin 2021 të “Dokumentit të Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2020-2035”;

▪️ Ministria e Brendshme

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin””.

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 12/12/2022 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️Ministria e Financave dhe Ekonomisë

➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore””;

▪️Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë/OSCE

➡️Prezantim mbi “Rezultatet e Vlerësimit të Kapitalit Natyror në Shqipëri për vitin 2022”;

▪️Ministria e Drejtësisë

➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e Informimit””;

➡️Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

▪️Ministria e Brendshme

➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030, të planit të saj të veprimit dhe të pasaportës së treguesve”;

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️Prezantim i projektvendimit “Për një shtesë në VKM nr. 559 datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike si dhe prodhimet drusore dhe jo drusore””;

➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve spitalore”;

▪️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️Prezantim i draftit mbi “Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2023-2030”;

▪️Ministria e Mbrojtjes

➡️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si dhe veprimtarive të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;

▪️Kryeministria/Agjencia Shtetërore e Kadastrës

➡️Prezantim i projektvendimit “Për kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të poseduesve të ndërtimeve pa leje në rastet e fatkeqësive natyrore”;

➡️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dhe rregullave për bashkëpunim ndërmjet institucioneve”;

▪️Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore/Bashkitë për Evropë

➡️Prezantim mbi “Raportin e Vlerësimit 2021, Bashkitë në Procesin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”;

➡️Prezantim mbi “Projektet e donatorëve me impakt në nivel vendor”;

➡️Prezantim mbi “Raportin e ecurisë së Këshillit Konsultativ për vitin 2022 dhe plani i punës për 2023”;

▪️Programi ROMACTED II për Shqipërinë

➡️Prezantim mbi “Udhëzuesin e Bashkive për Buxhetin e Përgjithshëm afatmesëm për pakicat Rome dhe Egjiptiane në nivel vendor në Shqipëri për vitin 2023-2025”;

▪️Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim/IDM

➡️Prezantim mbi “Indeksin e Integritetit për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.

🖇Nën drejtimin e Z. Aldrin Dalipi, Bashkëkryetar i Këshillit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Konsultativ.

📍Një nga çështjet me prioritare të këtij takimi ishte prezantimi i draftit “Buxheti për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2023” nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë këtij seksioni pati diskutime dhe rekomandime nga përfaqësuesit e qeverisjes vendore, bazuar në eksperiencat dhe nevojat e secilës bashki.

Pjesë e axhendës së ditës së sotme ishin gjithashtu prezantimi dhe diskutimi i projektakteve si më poshtë:

➡️Prezantim i projektligjit “Për bletarinë”

▪️Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

➡️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr, 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave “Për lendfillet e mbetjeve”, të ndryshuar

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️Prezantim i projektligjit “Plani i Veprimit Kundër Helmimit të Llojeve të Kërcënuara dhe Endemike të Faunës së Egër në Shqipëri, 2022-2030”

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit