Takim Rajonal Informues “ Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, GJIROKASTËR 02.03.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Dropull, Delvinë, Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë), si dhe përgjegjësit e Pyjeve/Kullotave dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Pyjeve/Kullotave dhe Mbrojtjes nga Zjarri.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

Lini një Përgjigje