Takim Rajonal Informues “ Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, FIER 28.02.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Fier, Vlorë, Selenicë, Lushnjë, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat , Skrapar, Poliçan, Roskovec , Patos, Mallakastër), si dhe përgjegjësit e bujqësisë/ ujitjes/ kullimit dhe arsimit.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Bujqësisë/Ujitjes/Kullimit dhe Arsimit.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

Lini një Përgjigje