KUSH JEMI

Këshilli Konsultativ është forumi kryesor konsultues midis qeverisë qendrore dhe qeverisjes vendore, me qëllim institucionalizimin e procesit të konsultimit midis dy niveleve të qeverisjes. Krijimi i tij u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 21 dhjetor 2016. Me këtë vendim, për herë të parë në Shqipëri, qeverisja qendrore do të niste konsultimin e institucionalizuar me përfaqësues të vetëqeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive.

Një muaj më pas, në 19 janar 2017 do të mbahej ceremonia e përurimit të Këshillit Konsultativ me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Andreas Kiefer, të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, Drejtores së USAID për Shqipërinë, Cate Johnson, ambasadorit zviceran në Shqipëri, Christoph Graf dhe përfaqësuesve të shoqatave vendore e kryetarë bashkish e qarqesh.

Krijimi i Këshillit Konsultativ ishte një zbatim i drejtpërdrejtë i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje. Në fillimet e tij ai u mbështet nga Këshilli i Evropës, Qeveria e Zvicrës dhe USAID i cili nëpërmjet projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore ka ofruar mbështetje teknike, logjistike dhe financiare për Këshillin Konsultativ duke dhënë kontribut në shndërrimin e tij në një institucion të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në procesin e hartimit të ligjeve në vend.

Ngritja e Këshillit Konsultativ krijoi kushtet për një realitet të ri të bashkëpunimit dhe forcimit të dialogut midis të dy niveleve të pushtetit, për të shkëmbyer dhe diskutuar politikat, ligjet apo nismat me ndikim të drejtpërdrejtë te qeverisja dhe komunitetet vendore.

DREJTUESIT

Arbjan Mazniku

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Aldrin Dalipi

Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë

Anëtarët e këshillit
konsultativ 2023

Arbjan MaznikuMinistër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Endrit YzeirajZv/Ministër Përgjegjës për Fushën e Financave
Klajdi KarametaZv/Ministër Përgjegjës për Çështjet e Drejtësisë
Hantin BonatiZv/Ministër Përgjegjës për Energjinë dhe Infrastrukturën
Denada SeferiZv/Ministër Përgjegjës për Çështjet Sociale
Megi FinoZv/Ministër Përgjegjës për Integrimin Evropian
Arian JaupllariZv/Ministër Përgjegjës për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural
Almira XhembullaZv/Ministër Përgjegjës për Mjedisin dhe Turizmin
Endrit HoxhaZv/Ministër Përgjegjës për Arsimin
Martin KajoPërfaqësues i Ministrit Përgjegjës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Përfaqësues i Ministrit Përgjegjës për Marëdhëniet me Diasporën

Erion VeliajSHAV, Kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore
Aldrin DalipiSHKQSH, Bashkëkryetar
Agron IvaniSHKQSH, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë
Ervis MoçkaSHKQSH, Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë
Fisnik QosjaSHAV/ Kryetar i Bashkisë Kavajë
Emirjana SakoSHAV/ Kryetar i Bashkisë Durrës
Benet BeciSHAV/ Kryetar i Bashkisë Shkodër
Gledjan LlatjaSHAV/ Kryetar i Bashkisë Elbasan
Alma HoxhaSHAV/ Kryetar i Bashkisë Përmet
Pjerin NdreuSHAV/ Kryetar i Bashkisë Lezhë