MBLEDHJA KONSTITUIVE E KËSHILLIT KONSULTATIV TË QEVERISJES QËNDRORE ME VETËQEVERISJEN VENDORE

Për herë të parë në Shqipëri qeverisja qendrore do të jetë e detyruar të konsultohet me përfaqësues të qeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive. Përmes Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore të dy nivelet e autoriteteve do të jenë në gjendje të shkëmbejnë dhe të diskutojnë politikat, ligjet apo nismat që ndikojnë tek qeverisja dhe komunitetet vendore. Ky Këshill është një element kyç i reformimit të qeverisjes vendore dhe vendosjes së një klime bashkëpunimi real midis këtyre dy pushteteve në Shqipëri.

Lini një Përgjigje