TAKIM KONSULTUES MBI “DRAFT STRATEGJINË E UJITJES DHE KULLIMIT”, TIRANË- QESHOR 2017

Në kuadër të transferimit tek bashkitë të funksionit të Ujitjes dhe Kullimit,  Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka hartuar Draft Strategjinë për Ujitjen dhe Kullimin në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë, Zhvilimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale në bashkëpunim me  Programin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (USAID) zhvilluan një takim konsultues me përfaqësues të disa bashkivë që e kanë më shqetësues këtë si problem.

Në këtë takim morrën pjesë kryetarët e bashkive Lezhe, Kurbin, Skoder, Fier, Lushnje, Korce, Elbasan, përgjegjesit e Ujitjes dhe Kullimit për secilën bashki dhe përfaqësues të shoqatave.

Problematikat që dolën gjatë takimit ju kaluan përfaqësuesve të Ministrisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Takim Rajonal Informues “Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, KORÇË 07.03.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Korçë, Devoll, Përrenjas, Pogradec, Maliq, Pustec, Kolonjë, Librazhd), si dhe përgjegjësit e Rrugëve Rurale dhe Ujësjellës Kanalizime.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Rrugëve Rurale dhe Ujësjellës Kanalizimeve nga ekspertët e fushës, pjesëmarrës në takim.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

Takim Rajonal Informues “ Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, GJIROKASTËR 02.03.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Dropull, Delvinë, Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë), si dhe përgjegjësit e Pyjeve/Kullotave dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Pyjeve/Kullotave dhe Mbrojtjes nga Zjarri.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

Takim Rajonal Informues “ Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, FIER 28.02.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive (Fier, Vlorë, Selenicë, Lushnjë, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat , Skrapar, Poliçan, Roskovec , Patos, Mallakastër), si dhe përgjegjësit e bujqësisë/ ujitjes/ kullimit dhe arsimit.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në fushën Bujqësisë/Ujitjes/Kullimit dhe Arsimit.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

Takim Rajonal Informues “ Këshilli Konsultativ një instrument në forcimin e zërit të Autoriteteve Vendore”, LEZHË 24.02.2017

Në këtë takim morën pjesë kryetarët  e bashkive ( Dibër, Mat, Bulqizë, Klos, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe), si dhe përgjegjësit e shërbimit zjarrëfikës dhe ata të rrugëve rurale.
Në takimi u shpjegua  misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ dhe Sekretariatit Teknik, si dhe u diskutuan funksionet  e deleguara në fushën e zjarrëfikëses, shërbimit të mbrojtjes, dhe në fushën e rrugëve rurale.
Gjatë takimit dolën një sërë problematika, vërejtje, sygjerime të cilat do ti paraqiten anëtarëve të Këshillit Konsultativ në një raport final.
Ky takim u realizua  me mbështetjen e donatorëve të huaj si Këshilli i Europës në bashkëpunim me Agjensinë e Zbatimit të Reformës Territoriale (AZRT) dhe USAID.

MIRATIMI I DRAFT RREGULLORES SË BRENDSHME TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT KONSULTATIV, DISKUTIME MBI PROJEKTLIGJIN ” PËR FINANCAT E VETËQEVERISJES VENDORE”

Në mbledhjen e parë të Këshillit Konsultativ u diskutuan ligje të rëndësishme të funksionimit të qeverisjes vendore, siç është ligji për financat vendore i cili pas dy akteve që transformuan tërësisht realitetin në bashki, ligji për ndarjen e re Administrative-Territoriale dhe ligji për Vetëqeverisjen Vendore përbën sigurisht një nga ligjet më të rëndësishme për funksionimin dhe vazhdimësinë e reformës Administrative-Territoriale. Këshilli është një nga instrumentët më të rëndësishëm që është ngritur deri më sot që çdo ligj, akt, që lidhet me qeverisjen vendore të konsultohet  me grupet e interesit, ku grupet e interesit më të rëndësishëm janë pa dyshim Bashkitë. Ligji i ri për financat vendore do i nënshtrohet diskutimeve, do  miratohet në qeveri, do diskutohet në Parlament dhe shpresojmë që brenda këtij Parlamenti të miratohet.

MBLEDHJA KONSTITUIVE E KËSHILLIT KONSULTATIV TË QEVERISJES QËNDRORE ME VETËQEVERISJEN VENDORE

Për herë të parë në Shqipëri qeverisja qendrore do të jetë e detyruar të konsultohet me përfaqësues të qeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive. Përmes Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore të dy nivelet e autoriteteve do të jenë në gjendje të shkëmbejnë dhe të diskutojnë politikat, ligjet apo nismat që ndikojnë tek qeverisja dhe komunitetet vendore. Ky Këshill është një element kyç i reformimit të qeverisjes vendore dhe vendosjes së një klime bashkëpunimi real midis këtyre dy pushteteve në Shqipëri.